Shkolla e futbollit, FC Skupi, me kryetrajner Bedri Saliun vazhdon të prodhojë talentë të rinj të futbollit, të cilët tashmë po trokasin edhe në dyert e skuadrave europiane. I tillë është rasti me talentin shkupjan, Erdi Eminin, 11-vjeçarin, i cili së fundmi ka marrë ftesë nga klubi i njohur gjerman Volfsburg, për të qenë pjesë e provave me shumë talentë tjerë që veçmë janë pjesë e kësaj skuadre.
Siç mëson ekskluzivisht “infOSport.mk”, Erdi Emini prej dje është vendosur në kampin e skuadrës së njohur gjermane, ku do të jetë nën vëzhgimin e trajnerëve të kësaj skuadre që punojnë me grupmoshat e reja.
Ai në Gjermani ka udhëtuar bashkë me babain e tij, Vullnetin, i cili enkas për “infOSport.mk” nga Gjermania, u shpreh: “Jam tepër i kënaqur fillimisht që për djalin tim, një futbollistë të ri nga Shkupi jonë i dashur, ka shfaqur interesim një skuadëe e madhe, siç është Volfsburgu. Ftesën për të qenë pjesë e provave në këtë skuadër gjigande e kemi pritur me shumë kënaqësi, ndërsa shpresoj që Erdi të ketë fat dhe të tregoj potencialin e tij kundrejt moshatarëve tjerë të Volfsburgut”.
“Jam vërtetë i mahnitur me kushtet që kanë këtu grupmoshat e reja, dhe pikërisht besoj se kjo bënë dallimin, pasi djelmoshat tanë po ti kenë këto kushte në Maqedoni, jam shumë i bindur se do të arrinin edhe më shumë. Talentët në tregun tonë nuk mungojnë, por duhet më shumë punë nga personat përgjegjës, qoftë nga ana e Komunës, apo Federatës, të punojnë në aspektin e infrastrukturës, me qëllim që djemtë tanë të kenë kushte më të mira për stërvitje dhe besoj se atëherë edhe më shumë do vinin në shprehje talentët e rinj nga vendi ynë” – përfundoi Vullnet Emini, prindi i Erdit, i cili talentin e tij e kishte shfaqur që në moshë 5-vjeçare.
Ai pikërisht në këtë moshë kishte ardhur te trajneri Bedri Saliu, i cili që në atë kohë kishte vërejtur shumë gjëra pozitive te ky talent, për të cilin është ky viti i 7-të që po stërvitet me FC Skupin.
Ai si pjesë e kësaj skuadre ka fituar shumë trofe, përfshirë këtu turneun “Top Football” në Prishtinë gjatë vitit 2022, pastaj në vitin 2023 fitues i turneut “Ballkan Promises” në Ohër si dhe |Smolen Kup” në Plovdiv të Bullgarisë.
Ai gjithahstu dy herë kishte qenë pjesë e turneut “Champions Trophy” ne Vienë të Austrisë (2021,2022), pastaj pjesëmarrës në “Saraevo Trophy” në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës (2023), si dhe nënkampion i garave të nivelit republikan të Maqedonise së Veriut, sezoni 2023/24.
Falë talentit të tij, Erdi Emini, që luan si mesfushor është zgjedhur edhe në mesin e reprezentuesve të Maqedonisë U11, ashtu që ftesa nga ana e klubit të njohur gjerman, Volfsburg, nuk ka qenë aspak e rastësishme, por me plotë meritë.
Shpresojmë që Erdi të jetë në ditët e tij më të mira gjatë provave te Volfsburgu dhe të bind me taletin e tij që posedon.