FC Shkupi të dielën do të luajë përballë Pelisterit, sfidë e vlefshme për javën e 10-të në elitën e futbollit vendor. Në prag të kësaj sfide për faqen e klubit shkupjan ka folur kapiteni, Artan Iljazi.
- Pritjet nga ndeshja në Manastir…?
“Të dielën luajmë ndaj Pelisterit në Manastir. Për shkak pauzës ndërkombëtare kishim më shumë hapësirë për tu përgatitur, edhe pse realisht nuk ishim të plotë për shkak ftesave të futbollistëve tanë nëpër ekipet përfaqësuese. Megjithatë këtyre ditëve ekipi ishte i plotë, ashtu që besoj se të gjithë jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, ku besojmë në fitore.”
- Pelisteri nuk dinë për disfatë në shtëpi këtë edicion…
“Të gjithë e dimë që Pelisteri nuk është një skuadër që mund ta nënçmojmë. Më së miri pra tregojnë edhe rezultatet e këtij edicioni, sidomos kur janë në pyetje ndeshjet në shtëpi. Megjithatë neve do luajmë lojën tonë, lojën ofenzive që aplikon FC Shkupi në çdo ndeshje, ashtu që besojmë se në fund do i’a arrijmë qëllimit.”
- Në 10 ndeshjet e fundit nuk dimë për disfatë nga Pelisteri…
“Shpresoj që kjo seri të vazhdojë, kështu që edhe të dielën nga Manastiri të rikthehemi me 3 pikë dhe të gëzojmë armatën e madhe të tifozëve tanë që i kemi mbrapa.”
Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Tumbe Kafe” në Manastir, nis në orën 14:00.