Skënderbeu nga Poroji e nis furrishëm sezonin e ri në Ligën komunale të Tetovës

KF Skënderbeu nga Poroji e ka nisur furrishëm sezonin e ri në Ligën Komunale të Tetovës, aty ku pas 4 xhirove të para ka regjistruar po aq fitore. Viktimë e fundit e tyre ishte skuadra e Rrufejës nga Militina, ndaj së cilës skuadër shënuan fitore me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Erblin Shaqiri dhe Amir Osmani ishin autorë të golave për Skënderbeun, skuadër kjo që më parë në terren vendas kishte mundur edhe Pirokun (2:1), ndërsa si mysafir kishte ngadhnjyer ndaj Hajdukut në Tearcë (4:0) dhe Besës në Çellopek (1:0).

Pas katër xhirove të para, Skënderbeu prinë në tabelën e klasifikimit në Ligën Komunale të Tetovës me 12 pikë, duke lënë pas vetes skuadrën e Jehonës nga Përshevcki që ka grumbulluar 10 pikë, për të pasuar më pas skuadra e Cetinska me 7 pikë. (infOSport.mk)

Leave a Reply