Në ndeshjen e sotme kundër Vardarit, e vlefshme për javën e 9-të në Ligën e Parë, Struga Trim Lum do të udhëhiqet nga ndihmës trajneri Bashkim Livoreka, pasi trajneri Qatip Osmani në ndeshjen e fundit kundër Gostivarit u ndëshkua me kartonë të kuq.
Kështu Osmani të gjitha instrukcionet ndihmësve të tij do të duhet t’ua jap nga tribuna.
Së bashku me Osmanin, ndeshjen e sotme nga tribuna do ta ndjek edhe Drejtori sportive i struganëve, Besart Isaku, që gjithashtu ishte ndëshkuar me të kuq në ndeshjen e fundit kundër Gostivarit.
KARTONI I KUQ I PARË NË KARRIERË PËR OSMANIN
Kartoni i kuq në ndeshjen e javës së 8-të kundër Gostivarit, ishte i pari në karrierë për trajnerin Qatip OSMANI në ndeshjet e Ligës së Parë, aty ku numëron plotë 372 ndeshje si trajner.
Ai gjatë karrierës së tij, para se të merrte drejtimin e Struga Trim Lum, kishte udhëhequr edhe tre skuadrat shqiptare, si Shkëndija, Renova dhe FC Shkupi.