Të mërkurën 3 ndeshje të Kupës, Bashkimi pret Voska Sportin në Gostivar

Të mërkurën në program janë tre ndeshjet e fundit të raundit të parë të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Përballja më interesante pa dyshim do të jetë ajo midis dy skuadrave shqiptare, Bashkimit dhe Voska Sportit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gostivar, kjo për shkak pezullimit të terrenit në Kumanovë për shkak të pranisë së personave jozyrtarë në terren, pas ndeshjes së fundjavës kundër Bellasicës, në të cilën ndeshje Bashkimi kishte barazuar me rezultatin 1:1.

Terreni neutral mund të jetë një mundësi e mirë edhe për Voska Sport për të dëshmuar se jo rastësisht është pjesë e Ligës së Parë, edhe pse Bashkimi këtë edicion në ndeshjet e Ligës së Dytë, po luan shumë më mirë jashtë Kumanovës, duke regjistruar 4 fitore nga po aq ndeshje.

Në dy takimet tjera të 1/16 së finales, Gostivari do të luaj me Pobedën në Prilep, ndërkohë ndeshja tjetër është ajo midis Bellasicës dhe Makedonija GJ.P në Strumicë.

Që të tre ndeshjet startojnë në ora 14:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply