Asgjë nga transferimi te Gostivari, Balotelli transferohet në Ligën e tretë spanjolle

Mario Balotelli është në prag të një transferimi befasues te Intercity Football Club, ekip që garon në divizionin e tretë spanjoll. Për Super Marion kjo do ishte hera e parë që luan në Spanjë, teksa gjatë karrierës së tij ka kontribuar në Itali, Angli, Turqi dhe Zvicër.

Sipas mediave, negociatat midis agjentit të Balotellit, Enzo Raiola, dhe menaxhmentit të Intercity janë në një fazë të avancuar. Klubi, thuhet se i ka ofruar sulmuesit 34-vjeçar një kontratë deri më 30 qershor 2025, me një opsion për një vit shtesë.

Kujtojmë, emri i Mario Balotellit lidhej ngushtë edhe me një transferim te skuadra e Gostivarit, mirëpo si duket Drejtori Sportiv i skuadrës nga Pollogu, Musa Sou, nuk ka arritur që të bind futbollistin ganez me pasaportë italiane, i cili me kombëtaren “axurre” numëron 36 ndeshje dhe 14 gola.

Leave a Reply