Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se Emanuela Rusta dhe 3 ndihmëset e saj do të jenë protagoniste në një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Fjala është për super ndeshjen midis Sportingut të Lisbonës dhe Real Madridit në konkurrencë të femrave.
Emanuele Rusta në këtë super ndeshje do të asistohet Erinda Kume, Mirjeta Salla dhe Eglangina Pjetrushaj.
Kjo nuk është hera e parë që UEFA iu ka besuar arbitreve shqiptare një ndeshje të rëndësishme, duke pasur parasysh se Rusta kohë më parë kishte drejtuar edhe një ndeshje tjetër mes gjigandëve portugez dhe spanjoll, atë midis Benfikës dhe Barcelonës.
“Një katërshe arbitresh nga Shqipëria do të gjykojnë Sporting CP-Real Madrid, e vlefshme për turin e dytë të kualifikueseve të UEFA Ëomen’s Champions League. Emanuela Rusta do të jetë arbitre kryesore, ndërsa Erinda Kume dhe Mirjeta Salla arbitre anësore. Eglantina Pjetrushaj është përzgjedhur arbitre e katërt në këtë sfidë”, thuhet në postimin e FSHF-së.