Përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë deri 21 vjeç, nesër në Almere me fillim në ora 20:00 e pret dueli me Holandën, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret për kualifikim në Kampionatin Europian që në vitin 2025 do të mbahet në Sllovaki.
Futbollistët tanë të rinj sonte në ora 20:00 në stadiumin Janmar, Almere, do të zhvillojnë stërvitjen e fundit zyrtare para ndeshjes së nesërme.
Një nga futbollistët kryesor të kësaj gjenerate të udhëhequr nga Dragi Kanatllarovski, Andrej Stojçevski, ka dhënë komentin dhe parashikimin e tij për sfidat e ardhshme të Maqedonisë.
“Para së gjithas nesër më e rëndësishme është të jemi shëndosh e mirë, si fizikisht, ashtu edhe psiqikisht, të jemi gati për sfidën e nesërme. Na pret një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari shumë të fortë, ashtu qëpër gjatë 90 minutave do të duhet të jemi maksimalisht të koncentruar.”
“Jemi të vetëdijshëm për kualitetin që posedon Holanda, një skuadër ndër më të mirat në Europë, mirëpo jemi të vetëdijshëm edhe për potencialin tonë, të cilin duhet dhe shpresoj se do ta dëshmojmë në ndeshjen e nesërme. Vetëm me shumë luftë dhe shumë vetëbesim në vetvete, mund të shpresojmë në një rezultat pozitiv.”
Çdo ndeshje është ndryshe, gjithësecili prej nesh që është pjesë e kësaj përfaqësuese, përfshirë këtu edhe mua, ka dhënë maksimumin dhe do vazhdojë ta jap, pa dallim kundër cilës skuadër luajmë. Arritëm rezultate pozitive në ndeshje në të cilat besoheshe se nuk mund të bëjmë një gjë të tillë.”
“I nisëm shumë mirë këto eliminatore, mirëpo nuk arritëm të vazhdojmë me të njëjtin ritëm. Shumë shpesh na ka ndodhur që në momente vendimtare të kemi ulje të përqëndrimit, gjë që në fund na kushtoi shumë pikë.”
“Vazhdojmë tutje, nuk ka dorëzim, na presin ndeshje të reja kualifikuese. Pres nga gjithë ne një sakrificë maksimale, shumë luftë dhe vrapim, me të vetmin qëllim që të rikthehemi në rrugën e fitoreve sikurse në fillimin e eliminatoreve.”
“Secili duhet të jetë i gatshëm për të dhënë maksimumin kur luan për Maqedoninë, pasi jo secili e ka atë mundësi që të jetë pjesë e reprezentacionit. Besoj dhe shpresoj se në 4 ndeshjet e ardhshme do të fitojmë sa më shumë pikë, për një renditje më të mirë.”
Përfaqësuesja e të rinjëve gjatë muajit shtator do të luaj edhe një ndeshje kualifikuese në terren mysafir kundër përfaqësueses së Gjibraltarit.