Një dëmtim i vogël gjatë nxemjes para ndeshjes me Trakain, i ka mohuar vendin e titullarit mbrojtësit Olsi Teqja. Ky i fundit ishte paralajmëruar të jetë pjesë e formacionit të parë nga ana a trajnerit Qatip Osmani, mirëpo një krisje e vogël e gishtit të këmbës, bëri që ai të mbetet jashtë.
Në vend të tij Osmani inkuadroi Besmir Bojkun, i cili deri në këto momente mirë po e mbulon pozitën e dedikuar nga ana e trajnerit të tij, i cili që para fillimit të ndeshjes kishte probleme me formacionin bazë, duke pasur prasysh se duheshe të bëjë dy zëvendësime të detyrueshme, pas kartonëve të kuq në ndeshjet e para të Stenio Zhunior dhe Ardian Cuculit.
Pas 40 minutave lojë, Shkëndija po avanson me golin e realizuar nga ana e Besart Ibraimit, i cili shënoi edhe golin e tij të 5-të, këtë edicion në Liga Evropa.