Arbitrja jonë më e mirë, Ivana Projkovska vazhdon të përfaqësojë Federatën Futbollistike të Maqedonisë në nivelet më të larta të futbollit ndërkombëtar.
Së fundmi ajo ka marrë mirënjohje dhe detyrë për të qenë pjesë e arbitrave në Botërorin U-20 për femra, që po zhvillohet në Kolumbi.
Një tjetër mirënjohje për Ivana Projkovskën e cila nxjerr në pah përkushtimin e saj, pasi ajo është edhe një herë pjesë e një gare të madhe dhe një turneu të rëndësishëm, duke treguar rëndësinë e zyrtarëve tanë në skenën botërore.
Projkovska ditën e sotme ndau drejtësinë në ndeshjen ndërmjet Koresë së Veriut dhe Argjentinës, ndeshje kjo që u mbyll me rezultatin 6:2 në favor të veriokoreaneve. Projkovska, e cila në këtë ndeshje u ndihmua nga Linda Schmid (Zvicër) dhe Camille Soriano (Francë), tregoi dy kartonë të verdhë, nga një për secilën skuadër.
Në Kupën e Botës në Kolumbi, FIFA për herë të parë po përdorë teknologjinë Football Video Support (VS), një alternativë e thjeshtuar për Video Asistent Referees (VAR).