Struga Trim Lum ndeshjen me AP Brera e nis me Stevkovskin në portë

Struga Trim Lum sot në kuadër të xhiros së katërt në elitën e futbollit vendor do të mirëpret AP Brera. Ekipi strugan është favorit në këtë ndeshje, që starton në ora 16:00. Ndërkohë trajneri Qatip Osmani ka bërë publik formacionin me të cilin do të zbres në fushë, teksa në sy bie ndryshimi që ka bërë në portë, shkruan “infOSport.mk”.

Në vend të Filip Dujmoviç, që deri më tani ishte zgjedhja e parë e strategut të Struga Trim Lum, sot përballë AP Brera, për herë të parë në portë do të qëndrojë Hristijan Stevkovski.

Ky i fundit te kampionët e vendit erdhi nga rradhët e Makedonija Gj.P, mirëpo deri më tani nuk kishte mundësinë për të debutuar. Mbetet të shihet se si do e shfrytëzojë rastin Stevkovski, i cili në Ligën e Parë numëron plotë 109 ndeshje.

Para tij në vijën mbrojtëse sot përballë AP Brera do të jenë Bojan Ilievski, Besart Krivanjeva dhe Sava Radiç. Ard Kasami dhe Stefan Jevtoski do të luajnë si mesfushor më të tërhequr, duke bërë lidhjen me mesfushorët me ofenziv, si Hogan Ukpa, Bekim Kamberi dhe Bunjamin Shabani, ndërkohë në vijën e sulmit do të jenë Marjan Radeski dhe Lanre Kehinde. (infOSport.mk)

Leave a Reply