Seleksionuesi i përfaqësues U21 të Maqedonisë, Dragan Kanatllarovski, ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjet eliminatore kundër Holandës (5 shtator) dhe Gjibraltarit (9 shtator) nga cikli kualifikues për Kampionatin Europian 2025.
Në listën e seleksionuesit Kanatllarovski për dy ndeshjet jashtë fushe janë përfshirë 24 lojtarët e mëposhtëm:
PORTIERËT:
Marko Alçevski – Hapoel Jerusalem (Izrael)
Andrej Jovçevski – Pelister
Filip Kupanov – Brera
MBROJTJA:
Stefan Despotovski – Sherif Tiraspol (Moldavi)
Reshat Ramadani – Shkëndija
Imran Fetai – Besa
Andrej Stojçevski – Zhilina (Sllovaki)
Gjorgje Xhekov – Sileks
Eren Alievski – Trelleborg (Suedi)
Anes Meliqi – Shkëndija
MESFUSHA:
Ivan Nikolov – Sonderijske (Danimarkë)
Ardian Çilafi – Sampdoria (Itali)
Hamza Ramani – Shkupi
Besar Guxhufi – Shkupi
Dimitar Todorovski – Brera
Vane Krstevski – Shkëndija
Martin Gjeorgievski – Brera
Behar Feta – Maribor (Slloveni)
Fisnik Isaki – B93 (Danimarkë)
Mihail Talevski – Pelister
Matej Angelov – Cherkasy (Ukrainë)
SULMI:
Mario Ilievski – CSKA 1948 (Bullgari)
Fiton Ademi – Shkëndija
Filip Trpçevski – Hacken (Suedi)
Më 2 shtator është caktuar grumbullimi i përfaqësueses së Maqedonisë deri në 21 vjeç.
Në grupin eliminator për kualifikimin në Kampionatin Evropian 2025, përfaqësuesja jonë e të rinjve ka fituar dy nga gjashtë ndeshjet e deritanishme. Holanda ka një rekord maksimal prej shtatë fitoresh.
Gjibraltari ka fituar ndaj Moldavisë, duke shënuar tre pikët e para në Grupin C.
Grupi “C” – Renditja Tabelare:
- Holanda 21 (7)
- Gjeorgjia 13 (6)
- Suedia 10 (6)
- Moldavia 6 (7)
- Maqedonia 6 (6)
- Gjibraltar 3 (8)