Granit Xhaka e nis me shumë stil sezonin e ri në Bundesligë! Shihni bombën e tij ndaj Gladbahut (VIDEO)

Me ndeshjen ndërmjet Borusia Menhengladbahut dhe kampionëve në fuqi të Bajer Leverkusenit, sonte edhe zyrtarisht nisi sezoni i ri në Bundesligën gjermane, njofton “infOSport.mk”.

Pas 45 minutave të para “aspirinat” avansojnë me shifrat 2:0, kjo falë golave të shënuar nga Granit Xhaka dhe Florian Wirtz. Në veçanti vlen të shihet goli i Xhakës, që ishte një kryevepër e prishtinasit, që me të majtën e tij bombardoi portën kundërshtare.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 12-të, kur Leverkuseni shënoi golin e parë të takimit, që në këto momente po zhvillohet stadiumin “Borusia Park” në Menhengladbah, aty ku shumë vite më parë luante edhe Xhaka, i cili në shenjë respekti ndaj ish skuadrës së tij, nuk festoi golin.

Ndryshe, golin e dytë që mban firmën e Wirtz, Leverkuseni e realizoi në minutën e 38-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply