Ernest Muçi është gati të nisë një aventurë të re në karrierën e tij. Futbollisti i Kombëtares shqiptare me shumë gjasa do të largohet nga gjigandët turq të Beshiktash, me të cilët ditë më parë fitoi SuperKupën e Turqisë, pas fitores 5:0 ndaj Galatasarajit.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Turqi, në adresë të Muçit ka ardhur një ofertë tunduese, edhe atë nga skuadra e njohur angleze e Aston Villas. Plotë 19 milion euro kanë ofruar drejtuesit e skuadrës nga “Villa Park” për sulmuesin shqiptarë, i cili si duket aventurën e tij në Turqi do e mbyll vetëm pas 6 muajve.
Mësohet se 15 milionë euro do të shkojnë menjëherë në arkat e Beshiktashit, teksa 4 milionë euro të tjera do të jepen në formë bonusesh.