Skuadrat e mëdha angleze po vazhdojnë qëndrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po shfrytëzojnë momentin për të zhvilluar mes vete edhe disa ndeshje kontrolluese. Kështu përveç ndeshjes Liverpull – Mançester Junajted, mbrëmë vonë pas mesnate u zhvillua edhe ndeshja midis Mançester Sitit dhe Çelzit.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave gjigande u zhvillua në “Ohioi Stadium” në Columbus, aty ku Siti doli të jetë i pamëshirshëm ndaj skuadrës londineze, duke e mundur me shifrat 4:2, edhe pse fillimisht krijoi një epërsi prej katër golave.
Erling Haaland realizoi dy gola të shpejtë brenda dy minutave 3′ dhe 5′ për t’i dhënë epërsinë fillestare Sitit, skuadër kjo që edhe në pjesën e dytë realizoi dy gola të shpejtë brenda dy minutave, kur Oscar Bob realizoi fillimisht para se Erling Haaland të kompletoj “hat-trikun” e tij në minutën e 56-të.
Krejt çfarë bënë londinezët ishin dy golat e realizuar nga futbollistët rezervistë, Rahim Sterling dhe Noni Madueke.