Shtëpia e futbollit Botëror ka përjashtuar përjetë një arbitër, pas një penalltie inekzistente të akorduar në ndeshjen kualifikuese për Botërorin e vitit 2018-të midis Afrikës së Jugut dhe Senegalit.
Është fjala për arbitrin Xhozef Lamptej, i cili me drejtësinë që ndau në përballjen në fjalë ndikoi drejtpërdrejtë në rezultatin përfundimtarë.
Lamptej akordoi një penalti inekzistente në favor të Afrikës së Jugut në përballjen ndaj Senegalit.
Siç shihet në video, topi i goditur me kokë nga një lojtar afrikano-jugor shkon mes këmbëve të mbrojtësit të Napolit Kulibali, ndërsa edhe pse ai nuk preku topin me dorë, arbitri Lamptej tregoi në pikën e bardhë, nga e cila nuk gaboi Thulani Hlatshwayo.