Sezoni i ri garues futbollistik 2024/25 në elitën e futbollit vendor starton me datë 11 gusht, njofton “infOSport.mk”. Një gjë e tillë ishtë bërë e ditur që më herët, ndërsa sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë u bë edhe hedhja e shortit rreth ndeshjeve të këtij sezoni, që nis me derbin shqiptarë të Pollogut, Besa Dobërdoll-Shkëndija.
Kampionët në fuqi të Struga Trim Lum do të mirëpresin Tikveshin, një skuadër tjetër kjo që këtë vit prezantoi Maqedoninë në arenën ndërkombëtare, ndërsa FC Shkupi në Çair do të mirëpret Voska Sport.
Gostivari në xhiron e parë të sezonit të ri do të jetë mysafir i Pelisterit të rikthyer në elitë, Rabotniçki do të mirëpret Sileksin, ndërkohë Vardari do të luaj si mysafir kundër AP Brera.
Ndeshjet e xhiros së parë do të startojnë në ora 17:00. (infOSport.mk)