Një lëvizje e papritur ka ndodhur te skuadra e FC Shkupit, skuadër kjo që në sezonin e ri nuk do të ketë në disponim sulmuesin norvegjez, Emanuel Longe Grønner.
Ky i fundit ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Rumani, duke pranuar ofertën e skuadrës së FC Arges, skuadër kjo që garon në Ligën e Dytë rumune, njofton “infOSport.mk”.
Një lëvizje jo dhe aq e mençur kjo nga ana e sulmuesit 23-vjeçar, duke pasur parasysh rangun e garave, mirëpo si duket projekti dhe ambiciet e drejtuesve të FC Arges për të ndërtuar një skuadër konkurruese për në Superligën e Rumanisë, kanë bërë që Grønner të pranojë ofertën e tyre dhe ti jap lamtumirën FC Shkupit vetëm pas 7 muajve.
Ai skuadrës nga Çairi, iu bashkua janarin e këtij viti, kur erdhi nga rradhët e Sogndal, ndërsa në 15 ndeshje sa zhvilloi në Ligën e Parë të Maqedonisë, arriti që të realizojë 5 gola.