Reprezentuesi i Maqedonisë, Elif Elmas ka filluar me stërvitje te gjigandët e Fenerbahçes me të cilët firmosi kontratë 5 vjeçare.
Elmas pas përfundimit të Kampionatit Evropian për të rinjë, u transferua te Fenerbahçe, ndërsa në stërvitjen e parë që ishte në cilësinë e mysafirit për shkak së është në pritje të lejës nga FIFA, ai ishte i shoqëruar me yllin francez Matje Valbuena.
Elmas është njëri prej talentëve nga Maqedonia që premton një të ardhme të ndritur, ndërsa transferimi te gjigandët turq është një hap tejet i rëndësishëm në karrierën e tij.