Sileksi pas Jasharoskit, transferon edhe një tjetër futbollistë të Voska Sport

Sileksi vazhdon të jetë aktiv në merkato, teksa skuadra nga Kavadari së fundmi ka arritur të bëjë për vete edhe mesfushorin ofenziv, Valentin Koçoski. Siç mëson “infOSport.mk”, futbollisti me origjinë nga Ohri me skuadrën nga Kratova ka firmosur kontratë deri në fund te sezonit 2024/25.

Edhe Koçoski për herë të fundit luante me Voska Sport, njëjtë sikurse edhe Alen Jasharoski, që javë më parë vendosi të firmos me Sileksin.

Mirëpo këto dy futbollistë të Voska Sport, nuk janë përforcimet e vetme të skuadrës së Sileksit, që gjithashtu në këtë merkato arriti të rikthej në skuadër ish kapitenin e saj, Angelçe Timovski, ndërsa informacione të besueshme pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se me Sileksin sezonin e ri do të luaj edhe sulmuesi boshnjak, Adi Aliq.

Boshnjaku është vetëm 22-vjeçar, ndërsa te Sieksi vjen nga rradhët e skuadrës qipriote të Achyronas-Onisilos FC. Ndryshe i njëjti është prodhim i Slloboda Tuzla, me të cilën skuadër në vitin 2023 si 17-vjeçar kishte debutuar edhe me ekipin e parë, për të cilin në 55 ndeshje, kishte realizuar 3 gola.

Ndryshe në karrierën e tij në 186 ndeshje,  ka realizuar 37 gola. (infOSport.mk)

Leave a Reply