Berisha e mbylli me Empolin, mund të rikthehet në Suedi!

Etrit Berisha pasi mbylli aventurën e tij me Empolin, aktualisht është një agjent i lirë dhe në kërkim të një skuadre të re.

Falë eksperiencës së tij, interesimi nuk mungon teksa bëhet me dije se dy skuadra janë vënë pas gardianit të Kombëtares shqiptare.

Bresha dhe skuadra e tij e parë jashtë kufijve të Kosovës, KF Kalmar në Suedi kanë shprehur interesim konktret për shërbimet e 35-vjeçarit, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Kujtojmë se te Kalmar për Berishën do të ishte një rikthim, pasi në të kaluarën e tij ka luajtur për suedezët nga viti 2009 dhe deri në vitin 2013, kur edhe kishte bërë hapin e madh të karrierës, duke u transferuar te Lacio.

Që nga ai vit, pra 1 shtatori i vitit 2013, Berisha vazhdimisht ka qenë pjesë e futbollit Italian, duke mbrojtur ngjyrat edhe të skuadrave, si: Atalanta, SPAL, Torino dhe së fundmi Empoli.

Pra plotë 163 ndeshje ne Serie A, 25 në Serie B dhe 23 në kuadër të Kupës së Italisë, janë shifrat e Berishës, i cili gjithashtu numëron edhe 27 ndeshje në garat europiane nën ëmbrellën e UEFA-së në nivel ekipesh.

Etrit Berisha me fanellën e Kombëtares shqiptare numëron plotë 80 paraqitje. (infOSport.mk)

Leave a Reply