Arda Güler theu një rekord në ndeshjen e Turqisë ndaj Austrisë, në të cilën ndeshje në fund turqit shënuan fitore 2:1, duke siguruar një vend në mesin e 8 kombëtareve më të mira të Europës.
19-vjeçar Arda Güler u bë lojtari i tretë që shënon gola dhe asistime në një turne para se të mbush të 20-tat.
Një gjë të tillë më parë kishin bërë Uejn Runi dhe Kristiano Ronaldo, edhe atë në kuadër të EURO 2004.
Arda Güler në Europianin e këtij viti shënoi golin e tij të vetëm deri më tani kundër Gjeorgjisë, ndërsa sonte kundër Austrisë arriti të asistojë në golin e dytë të shënuar nga Merih Demiral.
Kujtojmë, Arda Güler pas golit që kishte shënuar ndaj Gjeorgjisë, kishte thyer rekordin e Kristiano Ronaldos, si golashnëuesi më i ri në një Europian.