Flamurtari dhe Barcelona janë përballur për herë të parë pas 38 viteve. Legjendat e y ekipeve të atyre viteve janë bërë së bashku në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës për të luajtur një ndeshje të bukur dhe plot emocione.
Ishte shtator i vitit 1986 kur Flamurtari barazonte 1:1 me Barcelonën e madhe.
Golin për vlonjatët në atë ndeshje të shumë viteve më parë, e shënonte Vasil Ruçi, ndërsa për Barcelonën rrugën e rrjetës e kishte gjetur Estaban.
Ndërkohë sa i përket takimit të sotëm, ishin “katalunasit”, ata që dominuan në tërësi, duke shënuar në fund fitore 5:1.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e thellë 0:4 në favor të spanjollëve. Me nisjen e pjesës së dytë, vlonjatët ishin më kërkues por pa mundur të shënojnë. Këtë e ndëshkuan futbollistët e Barcelonës, që shënuan edhe golin e 5-të, duke ju dhënë fund shpresave “kuqezi” të vlonjatëve, për të cilët golin e vetëm e shënoi Nenaj nga pika e bardhë e penalltisë.