Struga Trim Lum mundi edhe KF Tiranën

Struga Trim Lum ka regjistruar fitore minimale 1:0 në takimin e sotëm kontrollues ndaj shumë herë kampionëve të Shqipërisë, KF Tiranës. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Strugë, prodhoi futboll luftarak dhe të shpejtë, pavarësisht se të dyja skuadrat ndodhen ende në fazën rikuperuese.

Edhe në këtë ndeshje trajneri Qatip Osmani, nuk eksperimentoi shumë me formacionin e parë, duke iu besuar thuajse futbollistëve të njëjtë nga ndeshja paraprake kundër Partizanit në Pogradec.

Që të gjithë bënë një paraqitje dinjitoze, derisa goli erdhi vetëm gjatë pjesës së dytë, me autorë Marjan Radeski.

Në këtë pjesë, trajneri i struganëve ju dha mundësinë edhe pjesës tjetër të futbollistëve, të cilët nga ndeshja në ndeshje po arrijnë të kapin ritmin garues, që do të jetë shumë i nevojshëm për startin e ndeshjeve europiane.

Ndeshjen e rradhës Struga Trim Lum do ta zhvillojë të hënën (01 korrik) në stadiumin e qytetit në Ohër kundër skuadrës së KF Llapit nga elita e futbollit kosovar. (infOSport.mk)

Leave a Reply