Merr fund telenovela Adetunxhi, nigeriani i bashkohet Ballkanit të Ilir Dajës

Ka marrë fund telenovela Adetunxhi, me sulmuesin nigerian i cili ka vendosur ti bashkohet skuadrës kampione të Kosovës, Ballkanit. Të interesuar për shërbimet e ish sulmuesit të FC Shkupit, ishin edhe dy skuadrat shqiptare nga Maqedonia, Struga Trim Lum dhe Shkëndija.

Adetunxhi ka vendosur të mbyllë aventurën e tij në Slloveni me skuadrën e Celjes, ku edhe nuk arriti të vie në shprehje, njëjtë sikurse edhe te skuadra serbe e Çukariçkit, që ishte destinacioni i tij i rradhës pas dy viteve të kaluara në Çair me fanellën e FC Shkupit, ku arriti që të realizojë 33 gola dhe 13 asistime në gjithsej 62 ndeshje të zhvilluara.

Ndryshe, para se të transferohej te FC Shkupi në fundin e gushtit të vitit 2021, Adetunxhi kishte luajtur në vendlindjen e tij në disa skuadra nigeriane, me përjashtim të një aventurë të shkurtër që kishte pasur te skuadra çeke e FK Pribram në fund të vitit 2019-të.

Ballkani shumë shpejtë pritet të bëjë publike këtë transferim, njëjtë sikurse edhe të Geralb Smajlit, por edhe të portierit të FC Shkupit, Artan Iljazi. (infOSport.mk)

Leave a Reply