AP Brera gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht startoi me përgatitjet për sezonin e ri, ku kjo skuadër futet me ambicie dukshëm më të larta. Në stërvitjen e parë të udhëhequr nga trajneri, Bojan Krulj, u paraqitën që të gjithë futbollistët, me përjashtim të tashmë futbollistëve të larguar, si Agron Rufati, Aleksandar Ristevski dhe Matej Cvetanoski.
Megjithatë në këtë stërvitje ra në sy prezenca e disa prej futbollistëve të rinj, gjithsej 10-të, që vijnë nga shkolla e futbollit të AP Brera, e që drejtuesit e kësaj skuadre i përkushtojnë shumë vëmendje.
Pjesën e parë të përgatitjeve, AP Brera do ta zhvillojë në Strumicë, ndërsa nga data 10 korrik kjo skuadër do të transferohet në Bansko të Bullgarisë, aty ku edhe do të zhvillojë fazën kryesore. Në të njëjtën nga tabori i AP Brera njoftojnë se do të zhvillojnë edhe 4 ndeshje kontrolluese. (infOSport.mk)