Dy skuadrat e njohura nga trevat shqiptare, Ballkani dhe Tirana, sot në Ohër zhvilluan një miqësore në prag të takimeve të tyre që i presin në garat europiane. Rezultati final doli të jetë 2:2, me dy skuadrat që treguan futboll mjaft të mirë, nëse kemi parasysh se është vetëm fillimi i përgatitjeve dhe lojtarët ende nuk janë që kanë arritur atë ritmin garues.
Për kampionët e Kosovës në këtë ndeshje shënuan Krenar Dulaj dhe Bernard Karrica, derisa për skuadrën me më shumë trofe të Shqipërisë, Tiranën, realizuan Florjan Përgjoni dhe Fjoart Jonuzi.
Për Ballkanin ishte kjo ndeshja e tretë që po e zhvillojnë në Ohër, pas atyre ndaj FC Malishevës (2:2) dhe Tikveshit (0:2), ndërkohë për Tiranën e Bledi Shkëmbit, ishte kjo vetëm ndeshja e parë.
“Bardheblutë” nga kryeqendra shqiptare të premtën e 28 qershorit në Strugë do të zhvillojnë ndeshjen e dytë kontrolluese, këtë herë ndaj kampionëve të vendit tonë, Struga Trim Lum, që gjithashtu po përgatitet për ndeshjen e turit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, kundër Sllovan Bratisllava.
Kujotjmë, po në të njëjtin kompeticion të rëndësishëm futbollistik do të paraqitet edhe FC Ballkani i Ilir Dajës, që për kundërshtarë do të ketë skuadrën kampione të Andorrës, UE Santa Coloma, ndërkohë KF Tirana do të prezantojë Shqipërinë në eliminatoret e Ligës së Konferencës, aty ku një udhëtim për në turin e dytë do të duhet të diksutojë me skuadrën e njohur gjeorgjiane të Torpedo Kutaisi. (infOSport.mk)