Super Mario Mitaj në “Top 5” e Euro 2024, krah për krah me mbrojtësit më të mirë europian

Super Mario Mitaj bënë pjesë në “Top 5” mbrojtësit më të mirë, që kanë rikuperuar më shumë topa gjatë Europianit në fazën e grupeve. Me 15 raste, Mitaj qëndron më poshtë vetëm se Bastoni, Orban, Karniçnik dhe Gvardiol.

Me Kombëtaren shqiptare Mitaj luajti në të trija ndeshjet e Europianit si titular, duke mos u zëvendësuar fare nga trajneri Sylvinho.

Paraqitjet e tij të mira ranë edhe në syrin e tifozëve shqiptarë, që në shumë raste brohorisnin emrin e tij. Ai aktualisht është pjesë e skuadrës së njohur ruse të Lokomotivës së Moskës, mirëpo me performancën e treguar në këtë europian, e ardhmja e tij me siguri do të jetë diku në ligat më të forta europiane.

Interes për 20-vjeçarin ka shfaqur gjigandi Italian, Juventusi, por nuk mungojnë edhe disa skuadra tjera që do të tentojnë të bindin Mitajn, i cili me fanellën e kombëtares shqiptare tashmë numëron 16 paraqitje, po aq sa kishte zhvilluar edhe me kombëtaren “kuqezi” shpresa. (infOSport.mk)

Leave a Reply