Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, Shkodran Mustafi, ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij. Ish-futbollisti i shumë skuadrave të njohura europiane, si Arsenal, Sampdoria, Shalke 04, Everton, Valencia, së fundmi i është bashkuar stafit të kombëtares gjermane.
32-vjeçari do të jetë pjesë e stafit teknik të përfaqësueses U-17, me të cilën në vitin 2009 ishte shpallur kampion Bote. Të njëjtën gjë ai kishte përsëritur edhe me ekipin A të Gjermanisë, kur në vitin 2014-të ngritën lartë Kupën e Botës, derisa 3 vite më pas, kishte fituar edhe Kupën e Konferderatave.
Mustafi te GjermaniA U17do të luaj rolin e ndihmësit të parë të Mark Maister.
“Shkodran Mustafi i bashkohet futbollit të të rinjve si ndihmës trajner i Mark Meister. Nga 1 korriku Mustafi do të ndjekë nga afër talentet e lindur në vitin 2008.” – thuhet në njoftimin e Federatës GJermane të futbollit.
Një post i këtillë ka kënaqur edhe vetë Mustafin, i cili shprehet tejet i lumtur për aventurën e tij të re.
“Prej disa kohësh dëshiroja të fitoja përvojë si trajner. Nga njëra anë do të kisha dashur të luaja më gjatë futboll. Nga ana tjetër, mezi pres që të hedh hapat e mi të parë si trajner. Do të doja t’u transmetoja djemve të gjithë përvojën që kam fituar në kohën time nga U-15 deri në U-21 dhe padyshim me Kombëtaren A” – është shprehur Shkodran Mustafi.