Bashkim Veliu sezonin e ri do të luaj me Besën e Dobërdollit. Mbrojtësi tetovar, i cili së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës, shumë shpejtë ka gjetur skuadrën e tij të re, që këtë vit shkroi histori, duke u inkuadruar në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.
Informacione të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se palët kanë arritur tashmë akordin dhe se shumë shpejtë pritet të bëhet edhe prezantimi i Veliut me fanellën e Besës. Ai me skuadrën nga Dobërdolli pritet të nënshkruajë kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
30-vjeçari ishte titullar absolut edicionin që lamë pas me Shkëndijën, duke regjistruar plotë 27 ndeshje në kampionat. Ndryshe në elitën e futbollit vendor, Velija numëron mbi 200 ndeshje zyrtare, ashtu që përvoja e tij do të jetë me shumë peshë për skuadrën e Besës që për herë të parë do të debutojë në Ligën e Parë të Maqedonisë.
Besa e Dobërdollit do të jetë klubi i tij i tretë nga Maqedonia në karrierën e Veliut, i cili për një vit të plotë luajti edhe në Shqipëri me fanellën e Laçit. (infOSport.mk)