Tifozi shqiptar, Ismail “Ballist” Morina, që ngirit droning me flamurin në stadiumin e Beogradit, ka qenë temë e diskutimit ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe homolugut të tij kroat në Mal të Zi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një statusi në Facebook, pak ditë pasi gjykata e Kroacisë mori vendimin për ekstradimin e tij në Serbi.
“Në takimin me kryeministrin kroat, Plenkoviç u përcoll edhe ndjeshmëria e lartë e opinionit publik mbarëshqiptar për rastin e Ballist Morinës dhe u theksua nevoja për zgjidhjen më të arsyeshme të tij”, ka shkruar Rama.