UEFA raportohet se do të lejojë Mançester Junajted që të luajë në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm, pavarësisht kufizimeve të organit qeverisës evropian për pronësinë e shumë klubeve.
Junajted dhe Nica, të cilat janë të dyja në pronësi të kompanisë së Sër Xhim Retklif, “Ineos”, janë kualifikuar në këtë kompeticion sezonin e ardhshëm.
Siç raportoi “Dailymail Sport” gjatë muajit mars, një ndryshim i ligjeve të integritetit të UEFA-s, bëri të mundur se në rast se dy klube nga i njëjti grup pronësie kualifikohen në të njëjtin kompeticion gjatë një sezoni, vetëm njëri do të lejohej të luante.
Kjo normalisht do t’i mundësohej skuadrës së renditur më lart në kampionatin e tyre përkatës, me Nican që u rendit në vendin e 5-të dhe Mançester Junajted në vendin e 8-të.
Megjithatë, Junajtedi fitoi FA Kupën, një trofe ky, përmes tw cilit fituesit hyjnë automatikisht në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm, përveçse nëse kualifikohen për Ligën e Kampioneve.
“The Times” raporton se Mançesterit i është dhënë leja nga UEFA për të konkurruar në të njëjtin kompeticion si Nica sezonin e ardhshëm, me kushte të caktuara, megjithëse kjo mund të ndodhë një herë.
Nisa është këshilluar që klubi të operohet nga një “trust i verbër” prej një paneli të miratuar nga UEFA, i njëjti model që u përdor këtë sezon në marrëveshjen që përfshiu Milanin, Tuluzën dhe investitorin amerikan “Red Bird Capital”.