Transferime, blerje e shitje të basketbollistëve e trajnerëve kanë ndodhur në këtë merkato verore te skuadra e Hjustonit, mirëpo më e reja dhe më interesantja vjen se fundmi, ku pronësinë e kësaj skuadre përvete dëshiron ta bëjë mbretëresha e muzikës “R&B”, Bijonce.
Sipas portalit financiar “Bloomberg”, artistja amerikane, një tifoze e Houstonit, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë shfaqur gatishmërinë për blerjen e skuadrës së NBA-së për një vlerë prej më shumë se dy miliardë dollarësh.
Bijonce, jo pak herë është parë teksa ndjek ndeshjet e Rockets, madje ka pasur raste që ajo ka interpretuar në skenë e veshur me fanellën e kësaj skuadre.