Në qendrën stërvitore “Petar Miloshevski” për të dytin vit radhazi Federata e Futbollit të Maqedonisë në bashkëpunim me SH.M.SH për rehabilitim dhe arsim “Shën Naum Ohriski” organizoi turne INKLUZIV (gjithëpërfshirës) në futboll, me qëllim që së bashku të dërgojmë një mesazh se është shumë e rëndësishme qasja dhe përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në terrenet sportive.
Në këtë turne, përveç nxënësve të “Shën Naum Ohriski”, morën pjesë edhe këto shkolla:
– SH.F. “Vanço Prke” – Shtip, me një ekip për meshkuj dhe një në konkurrencë të femrave;
– SH.F “Marko Cepenkov” – Shkup, me një ekip të femrave;
– SH.F “Dimitar Miladinov” – Shkup, me një ekip të meshkujve;
– SH.M.SH “Iskra” – Shtip, me një ekip për meshkuj dhe një në konkurrencë të femrave;
– SH.M.SH “Shën Naum Ohridski” – Shkup, me dy ekipe për meshkuj dhe një për femra;
– SH.F.S “Matsa Ovcharova” – Veles, me një ekip të meshkujve;
Menaxheri i sektorit “Përkrahje” në kuadër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Goranço Kostovski, së bashku me përfaqësuesin e shkollës “Shën Naum Ohridksi”, Stanislav Mirçevski, hapën turneun e sotëm dhe për pjesëmarrësit ndanë çmime simbolike dhe mirënjohje.
“Të nderuar futbollistë dhe të respektuar pjesëmarrës, më vjen mirë që për të dytin vit FFM po e përkrah projektin futbollistik të shkollës ‘Shën Naum Ohridski’ dhe për të dytën herë jemi patronët e turneut inkluziv (gjithëpërfshirës) të Futbollit. Ky projekt tregon se futbolli, përveç pjesës sportive dhe garuese, shërben edhe si mjet integrues që pasuron jetën e futbollistëve tanë, uroj që të shihemi më shpesh”, tha Goranço Kostovski.