Super lajm për Shkëndijën e Haraçinës, stadiumi po bëhet realitet!

Një super lajm për ekipin e Shkëndijës së Haraçinës, skuadër kjo që së shpejti pritet të bëhet me stadium.

Lajmin e madh e ka dhënë vetë Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, i cili përmes profilit të tij në ‘facebook’ ka njoftuar se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet, të gjitha procedurat ligjore dhe se tani më Komuna është në momentin final për fillimin e punimeve për ndërtimin e stadiumit të klubit të zemrës së tyre, Shkëndijës së Haraçinës.

Për realizimin e këtij projekti, Komuna e Haraçinës do të ketë mbështetjen e plotë nga Qeveria e RMV-së dhe FFM-së, ndërsa njëkohësisht numri një i kësaj Komune, Ridvan Ibraimi, ju bënë thirrje të gjithë donatorëve dhe të gjithë sportdashësve, dashamirë të Shkëndijës, që ti mbështesin në këtë projekt shumë të rëndësishëm dhe të nevojshëm, që realisht është një kërkesë e kahmotshme e të gjithë qytetarëve të Komunës së Haraçinës, e në veçanti klubit të Shkëndijës dhe tifo grupit “Çlirimtarët”, që këtë edicion së bashku po luftojnë për inkuadrim në Ligën e Dytë.

Kujtojmë, Shkëndija e Haraçinës, aktualisht po bënë gara në Ligën e Tretë – Veri, derisa ndeshjet si nikoqir po i zhvillon në stadiumin e Fortunës në lagjen fqinje të Hasanbegut.

Pas 15 xhirove të kaluara, nga gjithsej 26, Shkëndija e Haraçinës për momentin renditet në pozitën e dytë me 36 pikë, 4 më pak se lideri Kumanovo. (infOSport.mk)

Leave a Reply