Imazhi që ka krijuar Jasir Asani me paraqitjet dhe golat me Kombëtaren e Shqipërisë, ka bërë të jetë shembull për tu ndjekur edhe nga futbollistët e rinj tjerë shqiptar, e veçanarisht nga lojtarët e qytetit të Shkupit.
Një nga futbollistët që mund ti ndjek hapat e “sulmuesit vrastar” është Nijaz Jusufi. Futbollisti 20 vjeçar aktualisht luan për Gostivarin në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, teksa me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendje në Shqipëri, aty ku ka spekulime për një interes ndaj tij, që të ardhmen të vesh fanellën e Kombëtares kuqezi.
Nijaz Jusufi para se të transferohet te Gostivari, në të kaluarën ka luajtur për Vardarin e Shkupit, përderisa nuk ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Maqedonisë dhe në këtë situatë kur është i lirë për të vendosur për të ardhmen e tij në nivel reprezentues, mund që shumë shpejt të ndodh që të kalojë te Kombëtarja e Shqipërisë.