Besart Ibraimi sot kundër Sileksit do të zhvillojë ndeshjen e tij të 23-të personale. Një gjë tillë, sulmuesi kërçovarë ka bërë vetëm ndaj FC Shkupit, ndaj së cilës skuadër njëherit numëron edhe më së shumti gola (gjithsej 17).
Ndërkohë ndaj Sileksit sot, Ibraimi do të jetë në kërkim të golit të 16-të, ndërsa pse jo edhe të barazojë rekordin, apo të thyej të njëjtin, kur janë në pyetje golat e shënuar ndaj një skuadre.
Kundër skuadrës nga Kratova, Ibraimi aktualisht numëron 15 gola të shënuar, 17 fitore, 3 barazime dhe vetëm dy disfata.