Arbitër nga Greqia, Bosnja e Hercegovina dhe Ukraina do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e parë në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror “Kina 2019”.
Nikolas Somos (Greqi), Petar Obradoviq (BeH) dhe Boris Shulga (Ukrainë) janë caktuar për të referuar këtë ndeshje super interesante, në të cilën Kosova pritet të ketë përkrahje të madhe nga ana e tifozëve të saj.
Për këtë ndeshje prezencën e tyre kanë paralajmëruar edhe grupi “Dardanët” që përkrah përfaqësueset e Kosovës në çdo sport. Për këtë grup janë ndarë 200 bileta, teksa pjesa tjetër do u takojë gjithë atyre tifozëve që e dashurojnë basketbollin, sport ky i cili është në ngritje e sipër kohëve të fundit në Kosovë.
Ndeshja Kosova – Maqedoni, starton në ora 20:15 në Pallatin e Sporteve dhe të Rinisë në Prishtinë.