Fundjavën e ardhshme në elitën e futbollit vendor, në program janë ndeshjet e javës së 20-të, njofton “infOSport.mk”.
Kjo xhiro do na dhurojë një ndër ndeshjet më interesante të këtij gjysëmsezoni, atë ndërmjet kampionëve në fuqi të Struga Trim Lum dhe liderit aktual, FC Shkupit.
Pikërisht me këtë ndeshje, që do të zhvillohet në qytetin e bukur të Strugës, nis edhe xhiroja e rradhës në elitën e futbollit vendor, që do të shtrihet në dy ditë, duke pasur parasysh se 5 ndeshjet tjera në program janë të dielën.
Në Tetovë do të zhvillohet derbi i Pollogut, ku vendasit e Shkëndijës do të mirëpresin Gostivarin, ndërkohë në Ohër Voska Sport me trajnerin e ri, Srgjan Zaharievski, do të mirëpret Sileksin.
AP Brera në stadiumin e Turnovës në Strumicë, do të jetë nikoqir i Makedonija GJ.P., Vardari në Shkup do të luaj kundër Bregallnicës, ndërkohë në Kavadar, Tikveshi do të mirëpret Rabotniçkin.
Të gjitha ndeshjet e javës së 20-të do të startojnë në ora 14:00. (infOSport.mk)