Promovimi i futbollit të femrave është një nga vlerat kyçe për rritjen dhe promovimin e barazisë gjinore në sport. Investimi në zhvillimin e ligës së futbollit të femrave jo vetëm që nxjerr në pah talentin dhe përkushtimin e futbollisteve, por gjithashtu dërgon një mesazh të fuqishëm për përfshirjen dhe mundësitë në futbollin e femrave dhe sportin në përgjithësi.
Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe Komisioni për futbollin e femrave sot në “Shtëpinë e Futbollit” e prezantuan idenë për brendimin dhe njohjen e Ligës së parë të futbollit për femra.
Me brendimin e ligës në mënyrë efektive, ne mund të frymëzojmë më shumë vajza që të marrin pjesë në futboll, ndërsa përmes ndërtimit të një marke të fortë për garën elitare të femrave, ne do të ofrojmë shikueshmëri më të madhe për futbollin e femrave, do të përmirësojmë ndërgjegjësimin dhe do të ndihmojmë lojtarët, klubet dhe të gjithë të përfshirë drejtpërdrejtë, të jenë krenarë për të qenë pjesë e një gare të tillë.
Marka dinamike është krijuar për të pasqyruar vlerat e futbollit të femrave: FRYMËZIM, FUQIZIM, GUXIM, UDHËHEQJE, BARAZI dhe KRENARI.
Dizajn, që është ë përputhje me markat FFM-së, i lehtë për t’u mbajtur mend dhe riprodhuar. Marka e re e Ligës së Parë të Futbollit për Femra pasqyron:
VIZIONI YNË: Të vendosim futbollin si sportin numër një për femrat dhe vajzat në Maqedoni;
MISIONI YNË: Të ofrojmë mundësi dhe risi, në mënyrë që çdo vajzë, femër dhe grua të gëzojnë, të zhvillohen dhe të arrijnë rezultate;
“Federata e Futbollit të Maqedonisë në vitin 2021 për herë të parë miratoi strategjinë për futbollin e femrave. Shtylla e parë e strategjisë është Dukshmëria dhe Perceptimi. Përmes hulumtimit që kemi bërë për përgatitjen e strategjisë, është konstatuar se futbolli i femrave në Maqedoni ka nevojë për më shumë njohje dhe dukshmëri më të madhe, edhe atë në të gjitha segmentet e saja, nga ligat e deri tek ekipet kombëtare.
Ky projekt për brendim të Ligës së Parë të Futbollit për Femra i referohet pikërisht rritjes së shikueshmërisë dhe njohjes së kompeticionit, i cili po zhvillohet çdo vit e më shumë. Sinqerisht shpresojmë që ky hap i parë në të ardhmendo të kontribuojë në popullarizimin dhe zhvillimin më të madh të garave për femra”, tha nënkryetari i FFM-së, Lazar Rakidjiev.
Zbatimi i projektit në fazën e parë konsiston në krijimin e zgjidhjeve vizuale (brending) për stadiumet e Ligës së Parë të Futbollit për Femra dhe realizimin e transmetimeve live (streaming) të ndeshjeve derbi nga Liga e Parë e futbollit të femrave.