Gostivari nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 në ndeshjen e parë të stinorit pranveror kundër Vardarit, njofton “infOSport.mk”.
Që të dy golat erdhën në 5 minutat e fundit të takimit, me Vardarin që avansoi me golin e mbrojtësit Nenad Mishkovski. Ky gol shtangu tifozët vendas, që në numër të madh sërish kishin ardhur për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës, Gostivarin.
Skuadra nga Pollogu edhe pse ishte favorit absolut në këtë ndeshje, disfatës i iku vetëm në minutën e parë shtesë, kur Petar Slishkoviç shfrytëzoi një top të devijuar para portës kundërshtare dhe arriti që të barazojë shifrat n` 1:1.
Ishte ky rezultati përfundimtarë i takimit të parë të javës së 19-të në elitën e futbollit vendor, që vijon nesër me 5 ndeshjet e rradhës, e ku në qendër të vëmendjes do të jenë ndeshjet mes skuadrave shkupjane dhe atyre buzë liqenit, FC Shkupi – Voska Sport dhe Rabotniçki – Struga Trim Lum. (infOSport.mk)