Reprezentuesi shqiptarë, Emanuele Ndoj, ka vendosur të ndryshojë skuadër, mirëpo jo edhe shtetin ku do të vijoj të luaj futboll.
Mesfushori i kombëtares shqiptare ka mbyllur aventurën e tij me Breshën në Serie B dhe tashmë do të luajë në Serinë C.
27-vjeçari do të nisë një eksperiencë të re te skuadra e Katanias, që militon grupin C të Serisë C italiane.
Katania këtë sezon do të luftojë deri në fund për të kapur një vend në “Play-Off”.