Kristian Shpendi ka shpërthyer me tre gola në vetëm shtatë minuta me fanellën e Çezenas në Serinë C italiane, grupi B. Ai shkëlqeu së fundmi në përballjen kundër Potenderas, duke shënuar 3 gola në fitoren 4:0 të skuadrës së tij, shkruan “infOSport.mk”.
Falë kësaj “triplete”, Shpendi morri kryesimin në listën e golashënuesve në këtë ligë, duke u bërë kështu një ndër më të merituarit për këto suksese të Çezenas, skuadër kjo që kryeson kampionatin me 53 pikë dhe është në rrugë të mirë për tu rikthyer në Serie B.
Ndërkohë, Shpendi pas përfundimit të ndeshjes kundër Potenderas, kishte bërë një dedikim, duke i’a kushtuar golat babait të tij.
“Këto gola shkojnë për babain tim dhe gjithë familjen”, – kishte shkruar Kristian Shpendi.
Kujtojmë, disa ditë më parë babai i Shpendit u dënua me 3 vite pezullim në Itali, duke iu pamundësuar kështu futja në stadiumet e Italisë, kjo për shkak se i njëjti kishte grushtuar portierin e Olbias, Filipo Rinaldi, në ndeshjen e vlefshme të javës së 20-të. (infOSport.mk)
NA NDIQNI EDHE NË INSTAGRAM: infosportmk
View this post on Instagram