Rej Manaj ka vazhduar serinë e golave në futbollin turk, teksa sot në kuadër të javës së 21-të, realizoi një “dopietë” përballë Gaziantep, njofton “infOSport.mk”.
Falë golave të tij, Sivasspor në fund barazoi 2:2 kundër skuadrës së Gaziantep, që këtë ndeshje e mbylli me 10 lojtar pas përjashtimit me të kuq të futbollistit rumun, Aleksandru Maksim (81′).
Ndryshe, Manaj të dy golat e tij në këtë ndeshje i realizoi në një interval kohor prej vetëm 7 minutash, duke realizuar që në çerekun e parë të takimit nga pika e bardhë.
Mysafirët u kundërpërgjigjën që në pjesën e parë, me dy gola të realizuar nga Dragush dhe Djilobodji, për të barazuar rezultatin në 2:2, që njëherit doli të jetë edhe rezultati final i këtij takimi.
Sivasspor pas 21 xhirove renditet në pozitën e 11-të me 26 pikë, ndërkohë Gaziantep me 22 pikë mban pozitën e 14-të.
Ndryshe, Rej Manaj me këto dy gola ka arritur në shifrën e 10 golave të shënuar në 17 ndeshje kampionale, derisa 4 gola të tjerë ka realizuar në kuadër të Kupës së Turqisë, duke qenë një ndër më të merituarit që Sivaspor do të luaj në ndeshjet e 1/8 së finales. (infOSport.mk)
NA NDIQNI EDHE NË INSTAGRAM: infosportmk
View this post on Instagram