Rabotniçki pak më parë gjatë ditës së sotme prezantoi përforcimin e parë të kësaj merkatoje, Sabit Bilalin, i cili së fundmi ishte pjesë e Superligës shqiptare, duke mbrojtur ngjyrat e Partizanit.
Ndërkohë siç mëson ekskluzivisht “infOSport.mk”, drejtuesit e kësaj skuadre janë në fund të bisedimeve edhe me ish futbollistin e Laçit, aktualisht pjesë e Bregallnicës së Shtipit, Krste Velkoski.
Bëhet fjalë për një qendër mbrojtës, i cili pas vetes ka një CV të pasur,teksa më së shumti ndeshje gjatë karrierës në futbollin profesionist ka zhvilluar pikërisht për Laçin, gjithsej 73, edhe atë mes kampionatit dhe Europës.
Gjithsej 53 ndeshje numëron në Superligën shqiptare, derisa plotë 109 ndeshje në Ligën e Parë të Maqedonisë, duke luajtur me skuadrat si Vardar (33), Rabotniçki (19), Pobeda (17), Skopje (16), Pelister (12) dhe Bregallnica (12).
Këto 12 ndeshje me fanellën e Bregallnicës, Velkoski i zhvilloi gjatë stinorit vjeshtorë, duke kaluar në terren plotë 1080 minuta, duke regjistruar njëkohësisht edhe 3 gola dhe 1 asist. (infOSport.mk)