Bardhi dhe Korenica shkëmbejnë fanellat (VIDEO)

Dy futbollistët shqiptarë, Enis Bardhi dhe Meriton Korenica me skuadrat e tyre, Trabzonspor – Manisa FK, u takuan sot në kuadër të 1/16 së finales së Kupës së Turqisë.

Që të dy e nisën ndeshjen si titullarë, njëjtë sikurse edhe Jetmir Topalli te Manisa, për të cilën skuadër golin e vetëm e realizoi ish futbollisti i Ballkanit të Kosovës, Meriton Korenica.

Mirëpo edhe përkundër super golit të shënuar nga ana e futbollistit kosovar, në fund Trabzonspori i Bardhit shënoi fitore 3:1, duke u kualifikuar për në raundin tjetër.

Në fund të takimit, Bardhi dhe Korenica shkëmbyen fanellat, duke treguar respekt mes njëri tjetrit, pavarësisht së gjatë minutave të kaluara në fushën e blertë ishin kundërshtarë. (infOSport.mk)

Leave a Reply