FC Shkupi si duket ka gjetur sulmuesin e duhur në prag të stinorit pranveror, ku kjo skuadër sërish do të luftojë për titullin e kampionit.
Emanuel Longe Grønner, siç njoftoi ekskluzivisht gjatë ditës së djeshme “infOSport.mk”, në pjesën pranverore do të luaj me skuadrën nënkampione të vjeshtës, ndërsa cilësitë e tij të larta prej sulmuesi, i njëjti i dëshmoi që në ndeshjen debutuese.
Ai ndeshjen e nisi si titullarë, ndërsa këtë e shfrytëzoi më së miri duke realizuar që të dy golat e fitores së FC Shkupit në përballjen kundër Shkëndijës së Haraçinës.
Kujtojmë kjo e fundit në pjesën pranverore do të udhëhiqet nga ish trajneri i Akademisë së FC Shkupit, Erkan Murseli.
Ndryshe, ishte kjo kontrolluesja e parë për të dyja skuadrat, që në praverë do të tentojnë pozitën e parë dhe titullin kampion. FC Shkupi në Ligën e Parë, derisa Shkëndija e Haraçinës në Ligën e Tretë Veri.
Kujtojmë, FC Shkupi të shtunën (20 janar) niset drejt Antalisë së Turqisë, aty ku do të zhvillojë edhe fazën kryesore të përgatitjeve si dhe disa ndeshje kontrolluese me skuadra nga jashtë. (infOSport.mk)