Milani synon të transferojë mesfushorin e Barcelonës

Skuadra e Milanit po synon të përforcojë repartin e mesfushës duke tentuar të afrojë në skuadër emra të njohur të futbollit evropian.

Transferimi i mesfushorit të Bajernit të Munihut, Renato Sançez, gjithnjë e më shumë duket i parealizuar, ndërsa “rossonerët” mësohet se tashmë kanë hedhur sytë drejt mesfushorit të Barcelonës, Andre Gomesh, shkruan “infOSport.mk”.

Drejtuesit milanez po vijojnë negociatat për të huazuar Gomeshin për një sezon në ”San Siro”, duke i’a plotësuar në këtë mënyrë dëshirën trajnerit të tyre, Vinçenco Montella, i cili e pëlqen shumë portugezin.

Leave a Reply