Senad Jaroviç i Struga Trim Lum i bashkohet SC Gjilanit

Sulmuesi shtatëlartë i Struga Trim Lum, Senad Jaroviç, 6 muajt e ardhshëm do të luaj në formë huazimi te skuadra e Gjilanit në Superligën e Kosovës, mëson ekskluzivisht “infOSport.mk”.

Jaroviç te skuadra kampione e vendit tonë, erdhi në fillim të këtij sezoni nga ekipi rumun i Minaur, mirëpo i njëjti nuk është se bindi me paraqitjet e tij, edhe pse kishte debutuar me gol në ndeshjet e Ligës së Parë.

12 paraqitje dhe vetëm 2 gola, si duket nuk janë shifrat që kanë pritur drejtuesit e Struga Trim Lum nga një futbollistë si Jaroviç me gjithë atë bagazh pas vetes, ndërsa kjo ka shtyrë ata për ta huazuar te SC Gjilani, ku besohet se mund të marrë më shumë hapësira.

Te skuadra e Superligës së Kosovës, Jaroviç për partner në vijën e sulmit do të ketë ish sulmuesin bullgar të Shkëndijës, Nasko Milev. (infOSport.mk)

Leave a Reply