Mançester Junajtedi ka njoftuar për transferimin e Nemanja Matiç nga rradhët e Çelzit. Futbollisti serb me skuadrën nga “Olld Traford” ka arritur marrëveshje 3 vjeçare, me opcion që të njëjtën ta vazhdojë edhe për një vit tjetër.
Të dyja klubet nuk njoftuan rreth shumë së transferimit, mirëpo sipas BBC, ajo kap vlerën e 40 milion sterlinave.
28-vjeçari Matiç bëht përforcimi i tretë për Junajtedin gjatë kësaj merkatoje, pasi më parë “Djajtë e Kuq” bënë për vete edhe futbollistin e Benfikës, Viktor Lindelof dhe atë të Evertonit, Romelu Lukaku.
“Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar Mançester Junajtedit. Nuk mund të refuzoja mundësinë për të punuar sërish me Hose Murinjon. Kam kaluar shumë mirë te Çelzi dhe shfrytëzojë rastin të falënderojë për përkrahjen si nga klubi ashtu edhe nga fansat. Mezi po pres të takohem me bashkëlojtarët e rinj dhe të filloj të punoj me ta. Dua të bëj histori me këtë skuadër”, tha Matiç për faqen zyrtare të skuadrës me më shumë trofe në Angli.
Matiç te Junajtedi do të veshë fanellën me numrin 31, që i takonte Bastian Shvajnshtajger. Në këtë mënyrë u vërtetua edhe fotoja e së dielës, kur futbollisti serb shihej me fanellën stërvitore të Mançester Junajtedit, ku mbante numrin e njëjtë.